Ngjarjen e shpalli të hapur Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili veçoi se është shumë e rëndësishme të jesh fitues në një garë, por po ashtu mjaft e rëndësishme është të marrësh pjesë pasi përvoja që fiton të shërben gjithmonë në karrierë kudo qo do të ndodheni.
Gara filloi me Raundin Kombëtar të Olimpiadës Ekonomike, ku 50 nxënës të talentuar nga Maqedonia e Veriut demonstruan aftësitë e tyre ekonomike në një mjedis konkurrues. Njohuritë e tyre të jashtëzakonshme të parimeve ekonomike dhe të menduarit analitik shfaq potencialin e këtyre mendjeve të reja dhe ofron një vështrim në të ardhmen e fushës.
Bisedat EconlitX, të mbajtura në një format të stilit TEDx, ishin pjesa inovative e ngjarjes, duke magjepsur audiencën me prezantime që shtynë kufijtë e të menduarit ekonomik. Folësit e nderuar, të zgjedhur me kujdes për ekspertizën e tyre, ndanë këndvështrimet e tyre mbi tema të ndryshme ekonomike, duke i lënë të pranishmit të ndriçuar dhe të frymëzuar. Prof. Dr. Hyrije Abazi Alili, Dekane e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, prezantoi para audiencës strategjitë për arritjen e zotërimit ekonomik. Prof. Dr. Visar Vokrri, Drejtor Programesh në Institutin Riinvest në Kosovë, theksoi rëndësinë e politikëbërjes së bazuar në evidencë në formësimin e një ambijentit të qëndrueshëm ekonomik. Valdeta Thaçi, drejtoreshë e Institutit iLEAD, dha njohuri të vlefshme në rrugëtimin e grave sipërmarrëse të suksesshme. Durim Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP, theksoi fuqinë e rrjetëzimit për rritje profesionale dhe zhbllokimin e mundësive. Prof. Dr. Gadaf Rexhepi, anëtar i Këshillit të Bankës Popullore të RMV-së, trajtoi barrierat ndaj inovacionit me të cilat përballen të rinjtë, duke ofruar strategji për tejkalimin e tyre.
Ngjarja përfshiu më tej një panel diskutimi mbi ndikimin e edukimit ekonomik dhe inovacionit në rritjen dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Panelistë ishin Akademik Abdylmenaf Bexheti (Rektor i UEJL), Prof. Dr. Alban Hashani (Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest në Kosovë) dhe Prof. Dr. Jeton Shaqiri (Ministër i Arsimit dhe Shkencës).
Pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e ngjarjes ishte ceremonia e shperblimeve e cila nderoi dhe shpërbleu tre studentët më të mirë të raundit rajonal nga secili prej pesë rajoneve: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga. Ngjarja u mbyll me shpalljen e pesë fituesve më të mirë të Olimpiadës Ekonomike që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë që do të mbahet këtë shtator në Bratislavë të Sllovakisë. Gjithashtu, nxënëses më të mire të garës, Alma Gjureci, i’u nda edhe bursa studimore nga ana e UEJL-së për studime në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe krenari teksa këta të rinjë të jashtëzakonshëm u nderuan për performancën e tyre të jashtëzakonshme.
Olimpiada e Ekonomiksit shërbeu si një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të Institutit Alternativa Liberale dhe EFI në promovimin e edukimit ekonomik dhe frymëzimin e një brezi të ri ekonomistësh dhe inovatorësh. Të dyja organizatat synojnë të fuqizojnë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të manovruar në ambientin kompleks ekonomik.
