Fjalim përshëndetës mbajti prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila e theksoi rëndësinë e trajtimit të këtyre temave kaq aktuale dhe falënderëoi misionin e OSBE-së për dhënien e mundësisë që këto tema të shtjellohen në Universitet.
Panelin e shpalli të hapur, Zhaneta Popovska, e cila foli në emër të Misionit të OSBE-së në Shkup. Ajo tha se Misioni i OSBE-së ka një kohë të gjatë që merret dhe trajton tema, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat gjinore.
Në temën “Të drejtat e pabarabarta pronësore dhe dhuna ekonomike ndaj grave”, foli Doc. Dr. Arta Selmani, nga Fakultetit Juridik.
Në temën “Dhuna ndaj grave në Rajonin e Pollogut”, foli Nebahat Ziberi-Imeri, nga Qendra për Punës Sociale e Tetovës.
Në fund u zhvillua diskutim mes panelistëve dhe studentëve të pranishëm, të cilët parashtruan pyetje të shumta.