Tema e ligjëratës kishte të bënte me mundësitë ndërmarrëse, si dhe me politikat dhe strategjitë e qeverive për promovimin e ndërmarrësisë në vendet në zhvillim.
Dr. Nziku ka qenë folëse kryesore në konferenca të shumta shkencore dhe ka ligjëruar në institucione dhe universitete të ndryshme në Evropë dhe Afrikë.
Studentët patën mundësi të dëgjojnë përvojën dhe ekspertizën e Dr. Nziku, por edhe të parashtrojnë pyetje për çështjet që u shqyrtuan në ligjëratë.