Në këtë kontekst, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, së bashku me drejtorin e Institutit “Maks va nder Shtul”(IMVDSH), Prof. Dr. Veli Kreci dhe Prof. Dr. Menann Selimi, bashkëpuntor i lartë shkencor, të mërkurën dhe të enjten (24 dhe 25 maj), kanë qëndruar në një vizitë bashkëpunimi në Universitetin e Birmingemit.
Qëllimi i vizitës është thellimi i bashkëpunimit në fushën e ambientit jetësor (siç është ndotja e ajrit në Tetovë) dhe ngritja e kapaciteteve hulumtuese dhe akademike në këtë fushë.
Gjatë vizitës delegacioni i UEJL-së realizoi takime me përfaqësues të rëndësishëm të Universitetit të Birmingemit, si me: drejtorin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dr. Allan Mkinley, me drejtorin për Hulumtime Post doktorate në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare, Prof. Peter Kerr, me drejtorin e Institutit për Inovacion Global , Prof. Jonathan Radcliffe dhe përfaqësues të tjerë të Universitetit të Birmingemit.
UEJL dhe Universiteti i Birmingemit po i shqyrtojnë mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit edhe në fusha tjera si krijimi i studimeve doktorale dhe krijimi i grupeve të përbashkëta hulumtuese në këtë fushë interdiciplinare dhe gjithaq deficitare jo vetëm në vend, por edhe në regjion.
Gjatë vizitës, delegacionit të UEJL-së iu bashkëngjit edhe studentja e masterit Lejla Ademi, e cila është e dërguar nga UEJL për studim intensiv me program njëvjeçar dhe bursë studentore të Universitetit të Birmingemit, të ndarë enkas për Universitetin e Evropës Juglindore.
Universiteti i Birmingemit është i ranguar në TOP 5 universitetet më të mira në Britaninë e Madhe.