Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik nënshkruan marrëveshje për hapjen e Laboratorit të Realitetit Virtual për Arkitekturën

Në kuadër të sfidës për vendosjen e laboratorëve për hulumtim, krijim dhe inovacion makerspace, sot (16.05.20223) në Shkup, në një ceremoni solemne, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e nënshkroi Marrëveshjen me drejtorin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Festim Halili për hapjen e Laboratorit të ri në fushën e Arkitekturës.

Rektori Bexheti, në fjalimin e rastit e falënderoi drejtorin dhe stafin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, duke theksuar se laboratori i ri do t’iu shërbejë studentëve dhe profesorëve në realizimin e punës praktike, por do të jetë shumë i dobishëm edhe për komunitetin më të gjerë, në veçanti komunitetin e biznesit.

“Nuk ka dobi më të madhe se investimi në inovacione, në arsim dhe në shkencë”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Rektori Bexheti.

Aktualisht Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur laboratorë të specializuar në kuadër të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore për drejtimin e Infermierisë dhe Fizioterapisë, laboratorin e Forenzikës në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë dhe Laboratorin e Realitetit Virtual dhe të Augmentuar, në kuadër të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, si dhe laboratorë multimedial në kuadër Qendrës për Shkathtësitë e së Ardhmes.

Google+