Qëllimi i Memorandumit është zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve të arsimit të lartë në këmbimin e studentëve, nxitjen e bashkëpunimit hulumtues dhe vizitave të hulumtuesve shkencorë. Po ashtu, parashihet organizimi i vizitave të studentëve, punëtorive dhe shkollave verore.
Përfaqësuesit e Universitetit IBN Haldun , qëndruan në UEJL, në kuadër të një turneu akademik në rajonin e Ballkanit me temën "Përparimi i Shkencave Sociale në Epokën e Qëndrueshmërisë dhe Digjitalizimit".