Qëllimi i mbajtjes së këtij aktiviteti ishte njohja e të rinjve me konceptet themelore të drejtësisë.
Temat e trajtuara zgjuan një interes të veçantë te të rinjtë të cilët përmes pyetjeve dhe diskutimeve me ligjëruesit shuan kuriozitetet e tyre rreth këtyre temave.
Në fund, si përmbyllje me sukses e aktivitetit për nxënësit u ndanë certifikata për pjesëmarrje, ndërkaq për profesorët e shkollave të mesme dhe ligjëruesit mirënjohje.
