Me praninë e tyre në këtë ngjarje e nderuan përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësues të Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad.Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti, studiues shkencorë e intelektualë.
Në këtë manifestim fjalim rasti mbajti edhe Rektori i UEJL-së Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili e përshkroi Presidentin Wilson si një avokues të vlerave universale.
“Presidenti Wilson, duke e marrë parasysh kohën e vështirë politike, ndërtoi themelet e një sistemi ndërkombëtar vlerash, duke mbështetur misionin e tij në parimet e paqes, demokracisë dhe vetëvendosjes, nga të cilët shqiptarët fituan një mbrojtje të kufijve të territorit të tyre.”, tha mes tjerash Rektori.
