Studentët, të cilët ishin të profileve të ndryshme të studimit, së bashku me profesorët e tyre i priti dhe iu dëshirojë mirëseardhje Prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Adrian Besimi.
Lidhur me temën “Ndërkombëtarizimi i UEJL-së”, para studentëve prezantoi, Bujar Sinani, përgjegjës i Zyrës ndërkombëtare.
Drejtori i Qendrës së Inovacionit të Biznesit, Avni Arifi, prezantoi në temën “Sektori i turizmit në Maqedoninë e Veriut - Zbatimi i ekonomisë qarkore në praktikë”.
Studentët nga SHBA, të shoqëruar nga kryetari i Parlamentit Studentor, Mevlan Ademi dhe studentët të tjerë të këtij asociacioni, realizuan një shëtitje nëpër kampus.
