Gjatë këtij prezantimi, z.Gazmend Ilazi nga Zyra për çështje publike në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, i informoi studentet rreth mundësive, të cilat iu ofrohen për të studiuar apo përsosur në universitete amerikane nëpërmes programeve të ndryshme, si: Fulbright, SUSI apo Global Ugrad.
Studentët pjesëmarrës u interesuan për disa nga programet e këmbimit dhe kërkuan më shumë detaje rreth aplikimit, kohëzgjatjes dhe afateve.
