Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i porositi profesorët e shkollave të mesme që t’i nxisin nxënësit e tyre të jenë në hap me risitë në ekonomi dhe se gjithmonë në idetë e thjeshta qëndrojnë zgjidhjet e mëdha.
“Prandaj, udhëzoni nxënësit që të konkurrojnë me tema sa më inovative e në veçanti në ristrukturimin e ekonomive, që po ndodhin gjithnjë e më shpejtë. ”, tha rektori Bexheti.
“Ky është viti i tretë, që organizohen garat dhe qëllimi i këtij trajnimi është të shohim dinamikën dhe trendët për të patur gara sa më të suksesshme”, tha dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi Alili.
Trajnimi u zhvillua në sesione, në të cilat u prezantuan raste studime dhe modele të planeve të suksesshme të biznesit.
