Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi programi për edukimin juridik të të rinjëve "Programi për Edukim Ligjor për Çështje Gjinore"

Në kuadër të Klinikës juridike "Emine Zendeli" në bashkëpunim me OJQ "Shega" filloi programi për edukimin juridik të të rinjëve "Programit për Edukim Ligjor për Çështje Gjinore"

Sesioni i parë u realizua me datë 11 Maj 2024. Në sesionin e parë të Programit për Edukim Ligjor për Çështje Gjinore u diskutua për trajtimin juridiko penal të fëmijëve në rrezik dhe fëmijëve në konflikt me ligjin.

20 nxënës të shkollave të mesme të Tetovës patën mundësi të mësojnë më tepër për përgjegjësinë penale nga profesoresha e Fakultetit juridik Blerta Ahmedi, si dhe të dëgjojnë më tepër për sistemin e drejtësisë nga gjykatësi Betim Jahja.

Vazhdojnë sesionet e rradhës me tema të reja që do të realizohen nga stafi akademik i Fakultetit juridik.

Nxënësit do të kenë mundësi të njoftohen me njerëz nga praktika, kompetent për temat që do të ligjërohen.

Google+