Delegacioni i udhëhequr nga Dekani, Prof. Mikele Bonino (Michele Bonino), Zëvendësdekania për Çështje Ndërkombëtare, Valerija Federigi (Valeria Federighi) dhe dy studentë të doktoraturës, u prit nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi, Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Xhemal Zenuni, menaxheri i programit Arkitekturë dhe Dizajn, Prof. Rakib Amdiu dhe Prof. Betim Zeqiri.
Të dy delegacionet biseduam për forcimin e lidhjeve mes dy universiteteve për çdo bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët.
