Lajmet e fundit
-
Biblioteka “Max van der Stoel” – Biblioteka e Vitit 2024!
16 maj 2025Në Konferencën e 5-të Nacionale, të organizuar nga Shoqata e Bibliotekistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, biblioteka jonë u nderua me çmimin prestigjioz “Biblioteka e Vitit 2024”!
-
Rektori Bexheti në 15-vjetorin e IBC-Mitrovicë: Thirrje për bashkëpunim rajonal në arsimin e lartë
15 maj 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në ceremoninë solemne të përvjetorit të 15-të të Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBC-M), që nga viti 2023, funksionon si universitet publik në Kosovë. Ceremonia u mbajt sot (15.05.2025) në kampusin е IBC-M në Mitrovicë.
-
ISCBE 2025: UEJL në Qendër të Debatit Global për Qëndrueshmërinë dhe Inovacionin Ekonomik
8 maj 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi sot (8 maj 2025), edicionin e tetë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi – ISCBE 2025, me temë "Rezilienca dhe Qëndrueshmëria Ekonomike - Sfidat dhe Perspektivat".
-
Karriera fillon këtu – Panairi i Karrierës 2025 në UEJL
29 prill 2025Sot (29.04.2025), në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u mbajt Panairi i Karrierës 2025, i organizuar nga Qendra e Karrierës, me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
-
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në UEJL mirëpriti maturantët në Ditën e Hapur
23 prill 2025Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Evropës Juglindore hapi sot dyert për maturantët e shkollave të mesme me profile mjekësore nga Tetova, Gostivari, Struga dhe Kërçova, në kuadër të Ditës së Hapur, e cila u organizua me qëllim të promovimit të mundësive arsimore dhe përvojës praktike që ofron ky Fakultet.
-
UEJL organizon mbledhje komemorative në nderim të Prof. Dr. Hamit Xhaferit
23 prill 2025Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Hamit Xhaferit, profesor i nderuar dhe bashkëpunëtor i përkushtuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit të lartë.
-
Me një mbledhje komemorative UEJL nderon jetën dhe veprën e Prof. Dr. Asllan Bilallit
23 prill 2025Në organizim të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore, u mbajt sot një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Asllan Bilallit, një prej figurave themeluese të këtij Fakulteti dhe një ndër personalitetet më të respektuara në fushën e arsimit të lartë dhe drejtësisë në vend.
-
Shkolla Verore Juridike në UEJL: “Ne, Ligji dhe e Drejta” – një dritare drejt së ardhmes juridike për të rinjtë
18 prill 2025Më 18 prill 2025, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt edicioni i dytë i Shkollës Verore Juridike “Ne, ligji dhe e drejta”, organizuar nga Fakulteti Juridik, me pjesëmarrjen e rreth 200 nxënësve nga shkollat e mesme të qytetit të Tetovës, Gostivarit dhe rrethinës.
-
Prof. Dr. Veland Ramadani ndër shkencëtarët më të vlerësuar në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit në vend dhe ndërkombtarisht
16 prill 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) vazhdon të afirmohet si qendër e ekselencës akademike, falë arritjeve të stafit të tij. Prof. Dr. Veland Ramadani, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, është renditur i pari në Maqedoni dhe ndër 1500 shkencëtarët më të mirë në botë në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit, sipas edicionit 2025 të renditjes globale të publikuar nga platforma akademike prestigjioze https://research.com/scientists-rankings/business-and-management/mk.
-
UEJL dhe UShAF konkretizojnë bashkëpunimin akademik
16 prill 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) po forcon rolin e tij si një institucion lider në bashkëpunimin ndëruniversitar në rajon.
-
Gara për Biznes Planin më të mirë në UEJL – Idetë e të rinjve që frymëzojnë të ardhmen!
7 prill 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në bashkëpunim me Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit (BIC), më 4 prill 2025 (e premte), organizoi aktivitetin “Gara për Biznes Planin më të mirë”, në kuadër të “Ditës së Hapur” të Universitetit.
-
Maturantët nga gjithë vendi vizituan UEJL-në në "Ditën e Hapur 2025"
4 prill 2025Maturantë nga shkollat e mesme të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe qyteteve të tjera nga vendi morën pjesë në "Ditën e Hapur" të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, që u mbajt sot (4 prill 2025), në Kampusin e Universitetit në Tetovë.
-
UEJL shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçanë
16 mars 2025Universiteti i Evropës Juglindore ka shprehur ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku humbën jetën mbi 50 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
-
ChallengeEU: Fillimi i një kapitulli të ri!
13 mars 2025Më 12 mars, nëntë universitete evropiane u bashkuan në Offenburg të Gjermanisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Konsorciumit, duke nisur zyrtarisht Aleancën ChallengeEU. Kjo nismë synon të rrisë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e arsimit të lartë evropian, të forcojë integrimin dhe të lehtësojë mobilitetin për studentët, stafin akademik dhe komunitetin shkencor. Projekti, pos objektivave tjera strategjike, theks të veçantë i kushton transformimit të universiteteve në komponentët e impaktit mbështetës të industrisë, aspekteve digjitale, mësimxenies me dije e shkathtësi të së nesërmes, që do t’i përgjigjen gjeneratës digjitale dhe tregut të transformuar të punës dhe shoqërisë në përgjithësi.
-
Manifestim i Veçantë në UEJL për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Shkollës së Parë Shqipe
7 mars 2025Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe Shkollës së Parë Shqipe, sot në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt një manifestim solemn, ku morën pjesë studentë, profesorë, mësues dhe të ftuar të tjerë.
-
Prof. Dr. Selajdin Abduli zgjidhet kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore
25 shkurt 2025Në mbledhjen e sotme të Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Selajdin Abduli është zgjedhur kryetar i ri i këtij organi të rëndësishëm akademik.
-
Ekspozita e nëntë e studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike në UEJL – një dëshmi e krijimtarisë dhe inovacionit
21 shkurt 2025Sot, më 21 shkurt 2025, në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt Ekspozita e nëntë e studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike, e cila mblodhi studentë, prindër dhe vizitorë të tjerë për të parë nga afër punimet kreative dhe inovative të ekspozuesve.
-
Tryezë e rrumbullakët për përfaqësimin e grave në shkencë - UEJL: Model i Barazisë Gjinore në Akademi dhe Menaxhim
11 shkurt 2025Fuqizimi i grave, sfidat me të cilat përballen ato dhe ofrimi i zgjidhjeve për një të ardhme më të barabartë, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në tryezën e rrumbullakët, që u mbajt sot (11 shkurt 2025), në Universitetin e Evropës Juglindore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë dhe u organizua nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe Rrjeti i Grave në Shkencë.
-
UEJL, një qendër inovacioni: Studenti Fehmi Havziu krijon aplikacionin Ways2Go
11 shkurt 2025Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU) vazhdon të dëshmojë se është një qendër e ekselencës akademike dhe inovacionit, duke frymëzuar studentët e tij të sjellin zgjidhje praktike për sfidat e përditshme. Një nga shembujt më të fundit të suksesit është Fehmi Havziu, student i vitit të katërt në Shkenca Kompjuterike, i cili ka zhvilluar aplikacionin mobil Ways2Go – një platformë që lehtëson udhëtimet me autobus ndërmjet qyteteve në Maqedoninë e Veriut.
-
Universiteti i Evropës Juglindore avancon për 237 vende në rangimin botëror të Webometrics
31 janar 2025Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në rangimin më të fundit botëror të universiteteve, të publikuar nga platforma ndërkombëtare Webometrics në fund të këtij muaji. Universiteti ka avancuar për 237 vende, duke u pozicionuar si institucioni i tretë më i mirë në Maqedoninë e Veriut.