Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Dr. Sadudin Ibraimi zgjidhet rektor i ri i UEJL

Sot (5 qershor 2025), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Prof. Dr. Sadudin Ibraimi që në tri vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të tretë të UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoninë Veriore.

Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL. Presidenti i Bordit e tërhoqi një anëtar të Bordit nga procesi i votimit, për shkak të konfliktit të interesit me njërin nga kandidatët për rektor.

Duhet theksuar se në konkursin për rektor të ri të UEJL janë përfshirë edhe disa kërkesa thelbësore për këtë pozitë: thirrje akademike - profesor ordinar të pranuar nga shteti, përvojë menaxheriale (sipas mundësisë të jetë fituar në universitet), entuziazëm për zhvillimin e misionit të dallueshëm të UEJL-së dhe duke u dhënë përparësi kandidatëve që i njohin gjuhët që përdoren në nivel të Universitetit si: gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Bordi, në emër të gjithë stafit i uron suksese rektorit të ri!

Google+