Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Presidenti i Bordit të UEJL-së - Klaus Tochtermann – zgjidhet President i EOSC-A

Antverpen, 28 maj 2025 — Klaus Tochtermann, President i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), është zgjedhur Presidenti i ri i Shoqatës së Resë Evropiane për Shkencë të Hapur (European Open Science Cloud- EOSC), duke pasuar Karel Leiben, i cili mbajti role udhëheqëse në EOSC për gati shtatë vjet.

Zgjedhjet u zhvilluan gjatë Asamblesë së 10-të të Përgjithshme në Antverpen, ku anëtarët njohën kontributin disavjeçar të Tochtermann-it në EOSC, duke përfshirë rolin e tij si Arkëtar i Bordit të EOSC-A që nga viti 2021.

“Ky është një nder i jashtëzakonshëm që më është dhënë nga Asambleja jonë e Përgjithshme dhe një përgjegjësi që e marr me shumë entuziazëm”, tha Tochtermann. “Me EOSC që i afrohet fazës së saj operative, muajt në vijim do të jenë kritikë për formësimin e së ardhmes së saj përtej vitit 2027.”

Përveç rolit të tij të ri, Klaus Tochtermann shërben si Drejtor i Qendrës së Informacionit Leibniz për Ekonomi - ZBW dhe është profesor ordinar i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kielit. Ai është gjithashtu President i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL). Përvoja e tij e gjerë në infrastrukturën digjitale dhe shkencën e hapur përfshin anëtarësimin në Grupet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit Evropian dhe në Senatin Shkencor të Infrastrukturës Kombëtare Gjermane të të Dhënave të Kërkimit (NFDI).
Google+