Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt Ekspozita e 10-të e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit të Fakultetit të Shkencave Teknike

Në Organizim të Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Evropës Juglindore, u mbajt Ekspozita e 10-të me radhë e punimeve të studentëve të programeve të Arkitekturës dhe Dizajnit.

Ekspozita, e cila tashmë është shndërruar në një ngjarje tradicionale dhe mjaft të pritur tërhoqi vëmendjen e një numri të madh të studentëve, familjarëve të tyre, stafit akademik dhe drejtuesve të universitetit.

Në hapje të ekspozitës, Rektori i UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, theksoi rëndësinë që ka kjo ngjarje për profilizimin e krijimtarisë studentore:

“Kjo ekspozitë shënon një hap kulminant të punës së të gjithë juve, ndërsa ju porosis që njohuritë tuaja t’i përdorni për të krijuar dhe ndikuar në projeksionet për Tetovën moderne, Gostivarin modern, ose qytetin ku ju jetoni, me projektet tuaja të bazuara në imagjinatën, kreativitetin dhe profesionalitetin që e keni fituar këtu.”

Të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër projektet kreative të studentëve, që pasqyrojnë njohuritë teorike dhe aftësitë praktike të fituara gjatë studimeve. Puna e tyre në fushën e dizajnit urban, arkitekturës bashkëkohore dhe ndërhyrjeve funksionale urbane ishte dëshmi e një angazhimi serioz dhe profesional.

Ekspozita njëherësh shërben edhe si platformë për nxitjen e ndërveprimit mes studentëve, mësimdhënësve dhe publikut më të gjerë, duke krijuar ura komunikimi mes akademisë dhe komunitetit.

Google+