Pjesëmarrësit u pritën nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit ndërkulturor në ndërtimin e njohurive dhe kompetencave të reja.
Programi përfshin rreth 40 pjesëmarrës – studentë ndërkombëtarë dhe ekspertë nga akademia dhe industria – dhe mbështetet nga kompani prestigjioze si Audi dhe Capgemini.
“Përmes këtij programi, ne jo vetëm që po thellojmë dijen rreth inteligjencës artificiale në arsim, por po ndërtojmë edhe ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet të rinjve nga vende të ndryshme,” u shpreh Prof. Arifi.
Pas aktiviteteve të zhvilluara në Ohër, vizita në Tetovë shënoi vazhdimin e programit, i cili do të përmbyllet në kampusin e UEJL-së në Shkup.
