“Universiteti ynë do të zhvillohet mbi tri shtylla kryesore: Njerëzit, Planeti dhe Progresi, të fuqizuar nga inovacioni. Kapitali më i madh i UEJL-së janë njerëzit dhe do të mbeten njerëzit. Ne do të promovojmë zhvillimin profesional të stafit, drejtësinë në avancim dhe përfshirjen aktive në vendimmarrje. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një universitet inovativ, të qëndrueshëm dhe me ndikim në rajon dhe më gjerë ”, u shpreh Rektori Ibraimi.
Ai theksoi rëndësinë e transformimit akademik, përmes modernizimit të programeve studimore, mësimit gjithëpërfshirës dhe krijimit të Qendrës për Mësim gjatë gjithë jetës dhe Zhvillim Karriere.
Duke paraqitur prioritetet strategjike, Rektori Ibraimi nënvizoi, se do të përqëndrohet në krijimin e një kampusi të gjelbër dhe qëndrueshmëri mjedisore, në transformimin digjital, në internacionalizimin e studimeve, si dhe qëndrueshmërinë financiare dhe modernizimin e infrastrukturës.
Në përmbyllje, Rektori Ibraimi prezantoi pasqyrën financiare solide të Universitetit dhe ecurinë e aplikimeve për vitin e ri akademik, duke theksuar se trendi i aplikimeve është mjaft pozitiv dhe në rritje krahasuar me vitin e kaluar.
Në fund të prezantimit të tij ai e falënderoi Rektorin e deritashëm, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, për punën dhe përkushtimin e treguar në konsolidimin e Universitetit, ndërsa bëri thirrje për angazhim kolektiv të stafit dhe studentëve në periudhen në vazhdim.
