Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Raundi Kombëtar i Olimpiadës së Ekonomisë në UEJL – Një skenë e inovacionit rinor

Më 17 maj 2025, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë u shndërrua në një qendër të gjallë të dijes, inovacionit dhe mendimit kritik, duke mirëpritur Raundin Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomisë – një ndër garat më prestigjioze për nxënësit e shkollave të mesme në vend.

Ky aktivitet madhor u organizua nga Instituti Alternativa Liberale dhe Economics Fundamentals Initiative (EFI) nga SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me UEJL-në, si pjesë integrale e Programit për Edukim Ekonomik. Olimpiada synon të fuqizojë dhe të frymëzojë të rinjtë për të eksploruar horizonte të reja në fushën e ekonomisë.

Në hapje të ngjarjes, Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mbajti një fjalim përshëndetës në të cilin theksoi rëndësinë e edukimit ekonomik për një shoqëri të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e universitetit për të mbështetur talentin e ri dhe inovacionin:

“UEJL mbetet shumë i përkushtuar për të ofruar jo vetëm programe studimore cilësore dhe staf të përgatitur, por edhe shërbime të vazhdueshme që ndjekin trendët më relevante në arsimin bashkëkohor,” u shpreh Rektori Bexheti.

Pas ceremonisë zyrtare, garuesit iu nënshtruan provimit me shkrim, duke dëshmuar njohuri të thella dhe aftësi analitike mbi temat ekonomike më aktuale. Gara vazhdoi me sesionin #EconlitX Talks, një platformë unike që solli përballje idesh, frymëzimi dhe rrëfime suksesi nga zëra të fuqishëm të ekonomisë, sipërmarrjes dhe arsimit.

Kulmi i garës ishte provimi gojor, ku 10 nxënësit më të mirë të raundit u përballën në një sfidë të mendimit kritik dhe argumentimit ekonomik. Ndërkohë, pjesa tjetër e pjesëmarrësve vijoi pjesëmarrjen në sesionin e dytë të #EconlitX Talks.

Në mbyllje, fjalimi motivues nga Randall Filer, president i EFI, dhe Pro-Rektori Ibraimi theksuan se investimi në të rinjtë e apasionuar pas ekonomisë është investim në të ardhmen e zhvillimit rajonal dhe global.

Ngjarja përfundoi me ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve, ku u shpallën pesë fituesit kombëtarë, të cilët do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Raundin Ndërkombëtar të Olimpiadës së Ekonomisë.

Google+