Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL bëhet pjesë e Aleancës Evropiane për Etikë Akademike

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është bërë zyrtarisht pjesë e Ethos Universitas, një iniciativë e bazuar në vlera dhe e zhvilluar brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (në kuadër të Procesit të Bolonjës), me synimin për të ndërtuar një rrjet institucionesh të arsimit të lartë që veprojnë si shembuj etikë në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

Institucionet njihen përmes një Anëtarësisë së Nderit, e cila simbolizon përkushtimin e tyre ndaj krijimit të një kulture të transparencës, drejtësisë dhe respektit në akademi.

Duke iu bashkuar kësaj aleance, UEJL forcon më tej profilin e tij si universitet i mbështetur në parime etike dhe i përkushtuar ndaj përparimit të arsimit përmes besimit, bashkëpunimit dhe qytetarisë së përgjegjshme.

UEJL do të vazhdojë të promovojë në mënyrë aktive etikën akademike, jo vetëm brenda institucionit të vet, por edhe përmes bashkëpunimeve dhe partneriteteve në mbarë Evropën dhe komunitetin më të gjerë akademik global.

Google+