Delegacioni i UShAF-it, i udhëhequr nga prorektorja për Inovacion, Teknologji dhe Digjitalizim, Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu, u prit nga përfaqësues të menaxhementit të UEJL-së, në përbërje: Prof. Dr. Sadudin Ibraimi – Prorektor për Planifikim dhe Ndërmarrësi, prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi, Këshilltarja për planifikim akademik dhe digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili, U.d. Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike, Doc. Mr. Rakib Amdiu dhe Prof. Dr. Mentor Hamiti,
Gjatë takimit, që u realizua në hapësirat e “Accelerator 700”, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi praktikat akademike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Më tej, delegacioni pati mundësinë të vizitojë nga afër ambientet e universitetit, përfshirë laboratorët e shkencave kompjuterike, laboratorin e realitetit virtual (VR Lab) si dhe bibliotekën moderne të universitetit.
Kjo vizitë përforcon lidhjet ndërinstitucionale dhe ofron një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes studentëve dhe stafit akademik.
Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të mbetet një qendër e hapur për bashkëpunime akademike dhe përkrahje të nismave që kontribuojnë në përgatitjen cilësore të kuadrove të rinj.
