Në cilësinë e përfaqësuesit të rektorëve të rajonit, Rektori Bexheti mbajti një fjalim përshëndetës para të pranishmëve, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në nivel rajonal. Ai apeloi për bashkërendim më të madh ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar nevojën për optimizimin e burimeve, shmangien e shumëfishimit të ofertave akademike, dhe krijimin e qendrave regjionale të ekselencës në fusha të veçanta studimore.
Në këtë kontekst, ai rikujtoi edhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet UEJL dhe IBC-M, përmes projektit të përbashkët "STAND ", i cili u përmbyll me sukses gjatë këtij viti, duke kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve akademike dhe hulumtuese të të dy institucioneve.
