Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Instituti Strategers nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Instituti Strategers nënshkruan memorandum për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në integrimin dhe zhvillimin evropian.

Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dhe Kryetari i Bordit të Strategers Institute, Prof. Dr. Fatmir Besimi, vlerësuan këtë nismë si një hap të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përfshirjes qytetare në procesin e integrimit evropian.

Gjatë nënshkrimit të Memeorandumit ishin të pranishëm Rektori i zgjedhur i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi dhe drejtorja e Institutit Strategers, znj. Biljana Butlevska.

Ky partneritet bashkon kapacitetet akademike dhe kërkimore të UEJL me përvojën e Strategers në fushën e strategjisë dhe politikave.

Google+