Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. znj. Vivian Aisen, realizoi sot (17 dhjetor 2025), një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Ambasadorja Aisen u takua me Rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi dhe me Këshilltaren për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.

Rektori Ibraimi shprehu mirënjohje për vizitën dhe theksoi angazhimin e Universitetit për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet në Izrael, në veçanti në fushën e shkencave teknike.

Google+