Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Delegacioni i UEJL-së, i udhëhequr nga Rektori Ibraimi, mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë

Delegacioni i UEJL-së i udhëhequr nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar.

Në takimin, me Ambasadorin Denion Meidani, delegacioni përcolli mesazhe bashkëpunimi dhe vlerësimi për rolin e ambasadës në forcimin e raporteve të ndërsjella dhe mbështetjen që ofron për komunitetin akademik të UEJL-së. Rektori Ibraimi theksoi se për UEJL-në është nder të jetë pjesë e aktiviteteve që afirmojnë vlerat kombëtare dhe që nxisin bashkëpunimin arsimor mes institucioneve tona.

Pritja u zhvillua në atmosferë festive, duke mbledhur personalitete të jetës publike, diplomatike, akademike dhe kulturore, si një moment reflektimi për rëndësinë historike të 28 Nëntorit.

Google+