Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadorja e Japonisë, Sh.S. Setsuko Kawahara, vizitoi UEJL-në dhe mbajti ligjëratë për politikën e jashtme japoneze

Ambasadorja e Japonisë, Sh.S. Setsuko Kawahara, vizitoi sot Universitetin e Evropës Juglindore, ku u prit në një takim zyrtar që synoi forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar mes UEJL-së dhe institucioneve japoneze.

Ambasadorja Kawahara u prit nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi, i shoqëruar nga Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi. Gjatë takimit, Rektori Ibraimi e informoi ambasadoren për arritjet kryesore të Universitetit, sfidat zhvillimore dhe planet strategjike për të ardhmen. Të dy palët shprehën gatishmërinë për të zhvilluar marrëdhënie të reja akademike mes UEJL-së dhe universiteteve të Japonisë, duke hapur perspektiva të rëndësishme për shkëmbime studentore dhe projekte të përbashkëta kërkimore.

Prof. Dr. Besa Arifi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe theksoi se UEJL mbetet institucion që ndërton lidhje të forta me misionet diplomatike, duke u mundësuar studentëve tanë t’i kuptojnë zhvillimet globale drejtpërdrejt nga ata që i formësojnë ato.

Në kuadër të vizitës, Ambasadorja Kawahara mbajti para studentëve të UEJL-së një ligjëratë me temë “Politika e jashtme e Japonisë”, ku prezantoi prioritetet strategjike të Japonisë, rolin e saj global dhe parimet mbi të cilat bazohet diplomacia japoneze në një botë gjithnjë e më komplekse. Studentët shfaqën interes të madh, duke parashtruar pyetje dhe duke kontribuar në një debat të gjallë akademik.

Vizita e Ambasadores së Japonisë në UEJL konfirmon përkushtimin e Universitetit për të zgjeruar dimensionin ndërkombëtar dhe për t’i ofruar studentëve përvoja që pasurojnë horizontin e tyre akademik dhe profesionale.

Google+