Gjatë takimit u diskutua për mundësi të reja partneriteti në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm, avancimit të arsimimit cilësor dhe forcimit të kapaciteteve institucionale. Rektori Ibraimi theksoi gatishmërinë e UEJL-së për të qenë pjesë aktive e projekteve të OKB-së që synojnë zhvillimin shoqëror, përfshirjen dhe inovacionin, duke vënë në pah rolin që universiteti luan si qendër rajonale e arsimit dhe kërkimit.
Znj. Columbia vlerësoi kontributin e UEJL-së në promovimin e vlerave demokratike, barazisë dhe edukimit shumëgjuhësor, duke nënvizuar se bashkëpunimi me universitetet është thelbësor për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
