Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësuesit e Forumit për Ndryshim në Arsim vizitojnë UEJL-në

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) u vizitua sot nga përfaqësuesit e Forumit për Ndryshim në Arsim (FNA), z. Ardit Ramadani dhe znj. Vesa Sherifi, të cilët përgëzuan udhëheqjen e Universitetit për rezultatet e arritura në Indeksin e Transparencës në arsimin e lartë.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e FNA zhvilluan një takim me Rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, si dhe me Këshilltaren për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi. Në takim u vlerësua angazhimi i UEJL-së për qeverisje të hapur, llogaridhënie institucionale dhe transparencë ndaj publikut.

Po ashtu, përfaqësuesit e FNA-së dhe UEJL-së u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e fushave ku ekziston hapësirë për përmirësim, me qëllim arritjen e rezultateve edhe më të larta në vlerësimet e ardhshme të indeksit.

Nga ana e saj, udhëheqja e UEJL-së theksoi se transparenca ka qenë një parim themelor i institucionit që nga themelimi. “Ne kemi qenë transparentë që nga fillimi, sepse ashtu jemi ndërtuar – mbi politika të qarta, të hapura dhe të orientuara drejt përgjegjshmërisë institucionale”, u shprehën përfaqësuesit e UEJL-së.

Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të standardeve të transparencës dhe ndërtimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit të lartë.

Google+