Mbajtja e kësaj mbledhjeje në UEJL përbën një vlerësim të rëndësishëm për institucionin tonë dhe një dëshmi të rolit aktiv që Universiteti ka në proceset kombëtare të sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit të arsimit të lartë në vend.
Universiteti i Evropës Juglindore mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta akademike, transparencës institucionale dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në mësimdhënie, hulumtim dhe menaxhim universitar.
