Me shumicë votash, Besjan Rexhepi u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së, ndërsa Kaltrina Bytyqi u zgjodh nënkryetare e këtij asociacioni.
Parlamenti Studentor i UEJL-së numëron gjithsej 21 anëtarë, ndërsa kryetari zgjidhet nga radhët e vetë parlamentarëve, në përputhje me rregulloret në fuqi.
Zgjedhja e udhëheqësisë së re shënon fillimin e një mandati të ri të Parlamentit Studentor, me fokus në përfaqësimin e interesave të studentëve dhe forcimin e rolit të tyre në jetën akademike dhe institucionale të Universitetit.
