Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Tribunë për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore i mbështetur nga Klubi Rotarian i Tetovës, në kuadër të muajit ndërkombëtar të parandalimit të kancerit të gjirit, sot (17.10.2024), organizoi tribunën me temë: “Preventiva dhe ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit”.

Qëllimi i tribunës është që të shpërndahen informacione të rëndësishme mbi shëndetin e gjirit dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat në mbarë botën.

Për këtë temë prezantuan mjekët Dr. Vjollca Skenderi, Dr. Argjend Imeri dhe Dr. Ilir Vela, të cilët ofruan informacione më në detaje për rëndësinë e kontrolleve të shpeshta mjekësore sepse i rritin shanset për mposhtjen e kancerit në gji.

Google+