Ky doracak, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, krijon një bazë të rëndësishme për vendosjen e standardeve të komunikimit zyrtar në gjuhën shqipe, veçanërisht në procedurat penale.
Në këtë ngjarje morën pjesë studentë të Fakultetit Juridik dhe praktikues të së drejtës. Të pranishmëve iu drejtuan Prof. Dr. Besa Arifi, Prorektore për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar; Doc. Dr. Albana Metaj, Koordinatore e Fakultetit Juridik për kampusin e Tetovës; avokati Enkelej Ajazi; dhe gjykatësi Nuredin Lloga, autori i librit. Promovimi u zhvillua në sallën e konferencave të QZHB-së, duke ngjallur interes të veçantë tek gjithë të pranishmit.
