Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt turneu tradicional “Memoriali Arbën Xhaferi”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, sot (e martë, 19.11.2024) nën organizim të Departamentit të Sportit dhe Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë u mbajt turneu tradicional në Futsal „MEMORIALI ARBËN XHAFERI“.

Në këtë turne morën pjesë shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, si: Shkolla e Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, Shkolla Tekstile “Gjoce Stojçeski, Gjimnazi “7 Marsi”, Shkolla Ekonomike “8 Shtatori”, Shkolla Bujqësore “Mosha Pijade”, Kolegji “Maarif International Schools”, Kolegji “Jahja Kemal (Yahya Kemal)”, Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”.
Fitues i turneut ishte ekipi i Shkollës së Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, ndërsa në vend të dytë u rendit ekipi i Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" dhe në vend të tretë ekipi i Kolegji “Maarif International Schools”.
Të gjithë pjesëmarrësve në këtë turne iu ndanë mirënjohje, si dhe kupa dhe medalje për fituesit e 3 vendeve të para.
Turneu kaloi në një atmosferë sportive, me prani të shumtë të publikut nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.
Departamenti i Sportit pranë UEJL i është mirënjohës Drejtorisë së shkollës së mesme të Mjekësisë "Nikolla Shtejn" Tetovë, për dhënien në shfrytëzim të sallës së sportit.
Google+