Në panelin e diskutimit mori pjesë Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Fiskal. Bashkë me të, në debat ishin të pranishëm edhe Ministrja e Financave, znj. Gordana Dimitrievska Koçovska, si dhe kryetari i Këshillit Fiskal, z. Gligor Bishev.
Gjatë debatit u theksua rëndësia e planifikimit të mirë ekonomik, i cili kërkon të dhëna të sakta mbi kostot dhe shpenzimet nga të gjitha institucionet. Një tjetër mesazh kryesor ishte se pa reforma strukturore të thella, rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut nuk mund të tejkalojë nivelin prej 2.5%.
