Ky vlerësim bazohet në D-indeksin (Discipline H-index), një metrikë që llogarit vetëm publikimet dhe citimet akademike brenda fushës specifike të studimit. Në listë janë përfshirë vetëm shkencëtarët me një D-indeks prej së paku 30, duke e bërë këtë arritje një dëshmi të fuqishme të kontributit të Prof. Dr. Ramadani në zhvillimin e shkencës së menaxhimit.
Ky sukses jo vetëm që e pozicionon Prof. Dr. Ramadani ndër akademikët më të respektuar ndërkombëtarisht, por edhe forcon imazhin e UEJL si universitet që prodhon dhe mbështet kërkimin shkencor me ndikim global.
