Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Dr. Selajdin Abduli zgjidhet kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore

Në mbledhjen e sotme të Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Selajdin Abduli është zgjedhur kryetar i ri i këtij organi të rëndësishëm akademik.

Ai ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Senatit, duke fituar besimin për të udhëhequr Senatin për një mandat njëvjeçar.

Prof. Dr. Selajdin Abduli është profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë dhe sjell një përvojë të pasur akademike dhe menaxheriale në këtë pozitë. Ai e zëvendëson Prof. Dr. Mentor Hamitin, i cili ka udhëhequr Senatin me sukses për dy mandate radhazi.

Pas zgjedhjes, Prof. Abduli shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe u zotua për një angazhim të vazhdueshëm në avancimin e misionit të Universitetit.

Google+