Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL, një qendër inovacioni: Studenti Fehmi Havziu krijon aplikacionin Ways2Go

Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU) vazhdon të dëshmojë se është një qendër e ekselencës akademike dhe inovacionit, duke frymëzuar studentët e tij të sjellin zgjidhje praktike për sfidat e përditshme. Një nga shembujt më të fundit të suksesit është Fehmi Havziu, student i vitit të katërt në Shkenca Kompjuterike, i cili ka zhvilluar aplikacionin mobil Ways2Go – një platformë që lehtëson udhëtimet me autobus ndërmjet qyteteve në Maqedoninë e Veriut.

Duke ndjekur frymën inovative të UEJL-së, Havziu, së bashku me disa kolegë, ka krijuar këtë aplikacion që ofron orare të përditësuara të linjave të autobusëve ndërmjet qyteteve dhe përfshinë numrat e kontaktit të shërbimeve të taksive në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Me Ways2Go, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të telefonojnë stacionet e autobusëve për informacion, por do të mund të planifikojnë udhëtimet e tyre në mënyrë më të shpejtë dhe efikase përmes telefonave të tyre.

Ky projekt është një dëshmi e përkushtimit të UEJL-së për të nxitur studentët në zhvillimin e aftësive praktike dhe inovative. Universiteti jo vetëm që ofron një arsim cilësor, por gjithashtu krijon një ambient mbështetës ku studentët mund të transformojnë idetë e tyre në produkte konkrete që sjellin ndryshime në komunitet.

Suksesi i Havziut është një shembull i qartë se studimi në UEJL nuk është vetëm përvetësim i njohurive teorike, por edhe një trampolinë drejt inovacionit dhe zhvillimit profesional.

Aplikacioni e ka kaluar fazën e testimit dhe tashmë është i disponueshëm për shkarkim në platformat Android dhe iOS.

Google+