Ky aktivitet mblodhi maturantë nga shkolla të mesme të ndryshme të vendit, të cilët sollën ide kreative dhe të qëndrueshme për biznes. Pjesëmarrësit shpalosën projektet e tyre para një paneli profesional dhe konkurruan për vendet e para.
Në këtë garë vendin e parë e fituan maturantët e SHMK “Niko Nestor”, nga Struga me planin e titulluar “Engjëjt e kujdesit”. Vendin e dytë e fituan maturantët nga SHMK “Gjimnazi i Gostivarit” me planin e titulluar “Bella Event” dhe SHMK “8 Shtatori”, Tetovë, me planin “200 Еколаш – Ecolush. Vendin e tretë e ndanë maturantët e SHMK “Nikolla Shtejn, me planin “Aqua Cosmos”, SHMK “Saraj”, Saraj me planin “Fole” dhe SHMK “8 Shtatori”, Tetovë, me planin “Prestige Properties” .
Kjo ngjarje vërtetoi edhe një herë përkushtimin e UEJL-it për të nxitur frymën sipërmarrëse te të rinjtë dhe për të qenë një urë lidhëse mes arsimit dhe tregut të punës.
