Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçanë

Universiteti i Evropës Juglindore ka shprehur ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku humbën jetën mbi 50 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.

Në një telegram ngushëllimi, në emër të Rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentëve, UEJL shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

"Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Solidarizohemi me të gjithë ata që po kalojnë këto çaste të rënda dhe qëndrojmë pranë komunitetit të prekur nga kjo fatkeqësi e rëndë," thuhet në telegramin e ngushëllimit.

UEJL uron që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe.

Google+