Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Klinika juridike “Pro bona” - Fakulteti Juridik - Universiteti i Evropës Juglindore

Njoftim për ndihmë juridike pa pagesë

Njoftohen të gjithë qytetarët se nga data 1 mars  2021, Klinika juridike “Pro bona”, në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, do të jetë e hapur për të gjitha grupet e margjinalizuara dhe për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla juridike pa pagesë e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë bazuar në dispozitat e Ligjit për ndihmë juridike falas. 

Klinika do të jetë e hapur sipas këtij orari: e hënë ( 10:00-12:00), e mërkurë (13:00-15:00) dhe e premte (11:00-14:00). 

Klinika juridike “Pro bona” gjendet në kampusin e Universitetit te Evropës Juglindore (objekti 803.01) dhe do të punojë me prezencë fizike, duke i respektuar masat e nevojshme për parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid-19. Palët, të cilat nuk do të mund të drejtohen fizikisht në Klinikën juridike mund të na dërgojnë e- mail në: legalclinicprobono@seeu.edu.mk 

Qytetarët e interesuar nga Tetova dhe Gostivari e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë, do t’i drejtohen asistentit të Klinikës juridike dhe çështja do të bartet tek stafi i Fakultetit Juridik me qëllim që palëve t’iu ofrohet ndihmë dhe këshillë juridike e nevojshme. Të gjitha shërbimet që do t’i ofrojë Klinika Juridike do të jenë pa pagesë!

Me respekt,

Stafi i Klinikës Juridike “Pro bona”

Google+