Klinika Juridike “Emine Zendeli”
Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti juridik informatë për dhënien e ndihmës juridike falas (pro bono)
Filloi programi për edukimin juridik të të rinjëve "Programi për Edukim Ligjor për Çështje Gjinore"
Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendemi për shkak të rezikut të përhapjes së virusit COVID19, Klinika Juridike “Emine Zendeli” pranë Fakultetit juridik të Universitetit të Evropër juglindore ka pezulluar aktivitetet e saja, mirëpo gjatë kesaj periudhe do të ofrojë këshilla dhe informata juridike pa pagesë. Këshillat juridike do të ofrohen si pjesë e ndihmës juridike primare të rregulluar me Ligjin për ndihmë juridike pa pagesë (Gazeta zyrtare e RMV-së nr.101/2019). Profesorët e Fakultetit juridik-UEJL së bashku me studentët janë të gatshëm të ndihmojnë me informata dhe këshilla për të drejtat e cënuara. Këshillat juridike, qytetarët mundet ti marrin për problemet lidhur cështjet nga sfera e;
-
sigurimit dhe realizimit të të drejtave sociale;
-
të drejtave si konsumator;
-
të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor;
-
të drejtave nga kontestet penalo-juridike;
-
të drejtave pronësoro-juridike;
-
të drejtave nga kontestet familjare
-
dhuna në familje;
-
kontestet në lidhje me sigurimet;
-
të drejtat e cënuara para organeve administrative;
-
si dhe informata tjera juridike.
Ndjehuni të lirë që problemin tuaj ta dërgoni nëpërmjet e-mailit legalclinicprobono@seeu.edu.mk
Respektoni rregullat që i japin institucionet sepse duke ruajtur shëndetin e tuaj ju kontriboni në ruajtjen e shëndetit të shoqërisë nëpërgjithësi.
Me shpresë se shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë betejë!
Me respekt,
Stafi i Fakultetit Juridik