ShSh Laboratorë
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore i UEJL-së posedon laboratorë të specializuar për drejtimin e Infermierisë dhe Fizioterapisë. Studentët, në këto laboratorë, kanë mundësi në praktikë, duke përdorur pajisjet e teknologjisë së fundit, të realizojnë ushtrimet sipas planprogramit të drejtimit që e studiojnë.
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore e posedon edhe qendrën e parë simulative në vend, që në vetvete paraqet një minispital dhe studentët drejtpërdrejt mund të shohin se si rehabilitohet pacienti me dhomë mbikëqyrjeje dhe aparaturë të vërtet spitalore.