COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Laboratoret

QENDRA E TRAJNIMIT DHE HULUMTIMIT të TIK-ut

Qendra e Trajnimit dhe Hulumtimit (QT&H), në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore është laborator modern i pajisur me pajisjet më të përparuara bashkëkohore të TIK-ut në Universitetin e Evropës Juglindore. QT&H është e destinuar për punë hulumtuese shkencore, trajnime dhe orë praktike laboratorike si për studentët, ashtu edhe për stafin e fakultetit. Laboratorët përdoren nga studentët në studimet deridiplomike, pasdiplomike dhe nga doktorantët. Ndërsa zyrat janë të ndara për studentët e doktoratës, kështu që ata mund të jenë afër vendit të tyre të punës hulumtuese. Studentët në studimet deridiplomike përdorin këtë qendër edhe për orët e punës praktike, studentët në nivelin magjistraturës dhe doktoraturës e përdorin këtë qendër për projekte hulumtuese dhe punë shkencore – hulumtuese.

Qendra përbëhet nga tetë laboratorë (me 25 stacione pune):

  1. Programimi dhe sistemet e informacionit 
  2. e –Teknologjitë  
  3. Informatikë e performancës së lartë dhe sistemit e kontrollit
  4. Rrjetet dhe sistemet e shpërndara 
  5. Sistemet multimedia dhe GIS 
  6. Sistemet operative dhe sistemet e softuerit
  7. Shkathtësitë TI/ Laboratori i Microsoft
  8. e – Arsimimi dhe Biblioteka Digjitale

Pesë laboratorë janë të pajisur me kompjuterë desktop dhe dy prej tyre përdorin Sun Ray 2 clients në kapacitetin e përgjithshëm të 175 stacioneve të punës. Për orët praktike laboratorike në dispozicion janë 6 Sun Fire server (X2200 M2, procesor me 4 bërthama , 8 GB RAM), 2 IBM x3650 serverë (2 procesorë me gjithsejtë 8 bërthama, 48GB RAM dhe SAN Storage) dhe IBM SAN sistemi i ruajtjes me rreth 5 TB kapacitet. Shumica e serverëve janë konfiguruar dhe instaluar me teknologjinë e virtualizimit të Microsoft Hyper-V dhe pjesën tjetër të teknologjisë Linux. Mjedisi virtual mbështet pesë serverë Windows 2016 dhe dy serverë Ubuntu.

Qendra e vogël e të dhënave në QT&H ka pajisje me performancë të lartë siç janë IBM Blade Chassis dhe IBM SAN infrastruktura. Kjo infrastrukturë është e konfiguruar për punë hulumtuese shkencore. Performanca e klasterit të sistemit të QT&H dorëzohet duke përdorur 20 CPU me 224 bërthama, RAM 480 GB dhe ruajtje 2TB SAN.

Google+