Në ligjëratës e tij ministri Bekteshi prezantoi lidhur me “Politikën industriale dhe planin e rritjes ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ligjëratës interaktive studentët patën mundësi që për së afërmi të komunikojnë me ministrin Bekteshi dhe të shtrojnë pyetje drejtpërdrejtë, si dhe të bëjnë komente lidhur me temat e menaxhimit ekonomik dhe ndikimit të rregulloreve dhe politikave ekonomike në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë. Një mundësi e shkëlqyer për të kombinuar dijen teorike me praktikën në jetën reale.
