Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Drejtësisë e shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

"Rinia dhe të drejtat e njeriut", ishte tema e Panel Diskutimit, që u organizua sot (10 dhjetor 2019) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe ku panelistë ishin ekspertë të njohur të fushës, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Organizator i panelit ishte Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore.

Panelin e shpalli të hapur prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila tha se jo rastësisht kjo ditë shënohet në Universitetin e Evropës Juglindore, pasi edhe vetë themelimi i këtij Universiteti lidhet me njërën nga pikat e Kartës universale të të drejtave të njeriut, që është e drejta për tu arsimuar në gjuhën amtare.

Për temën boshte, foli Prof. Vigjilenca Aazi, e cila tha se të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura edhe me kushtet tjera të jetesës në një shoqëri. Pa institucione të fuqishme dhe pa sundimin e ligjit, s’kemi se si të mendojmë se të drejtat e njeriut respektohen në tërësi. Tjetër është nënshkrimi i një deklaratë dhe tjetër është zbatimi i saj në praktik.

Udhëheqësi i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, foli për të drejtat e njeriut dhe arsimi, kurse Mevaip Abdiu, foli për ndikimin e mediumeve në të drejtat e njeriut. Lidhur me të drejtat e njeriut dhe liria e besimit, foli Mr.sc. Mafiz Rustemi, kurse në emër të Sektorit të Punëve të Brendshme të MPS-së së Tetovës, foli zëdhënësi Fatmir Rexhepi.

Prodekania e Fakultetit të Drejtësisë, Arta Selmani, në fjalimin e saj i prezantoi disa nga nenet e Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, siç është e drejta për arsim dhe e drejta për lirinë e shprehjes.

Fjalim mjaft motivues pati studentja Anila Pajaziti, lidhur me të rinjtë dhe të drejtat e tyre. Në të njëjtën temë foli edhe Olti Esati, në emër të Këshillit Rinor Lokal dhe Euridit Fetahu, nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme bënë shumë pyetje për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në vend.

Galeria e fotografive ->

Google+