Ambasadorja Galloway, posaçërisht u interesua për sistemin arsimor në vend dhe mbështetjen e institucioneve për Universitetin duke patur parasysh performancen dhe specifikat që i ka UEJL-ja, si në aspektin e punesueshmerise së lartë të studentëve, funksionimin e Qendrës se karrierës dhe Parkut teknologjik dhe mundësive të tjera për studentët në UEJL. Impakti shoqëror i Universitetit në te gjitha aspektet mbetet prioritet i lart si në Strategji ashtu edhe në veprim.
Delegacioni përbëhej edhe nga znj. Jillian Smith, sekretare e dytë për çështje politike dhe z. Krenar Abazi, zyrtar për projekte dhe këshilltar politik i ambasadës.
Rektori Bexheti dhe delegacioni i ambasadës britanike realizuan një shëtitje në kampusin e Universitetetit, ku ambasadorja Galloway pati mundësi të njihet me disa nga qendrat kryesore të Universitetit si dhe me infrastrukturën dhe kushtet e realizimit të mësimit.
