Studentët u pritën nga zëvendësguvernatori i BPRM-së z.Fadil Bajrami si dhe stafit të tij. Ai shprehi gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit të BPRM me FBE duke stimuluar studentët e mire të kyçen në punë praktike në BPRM si dhe të ndjekin konkurset e ndryshme të BPRM.
Grupi i studentëve më pas pati rastin të dëgjojnë ligjëratën nga eksperti i ekonomisë monetare në BPRM, MSc. Gani Ramadani me temë: “Politika monetare e bankës popullore të Maqedonisë së veriut, Analizë krahasimore e projeksioneve makroekonomike 2019/2020”.
Në fund të ligjëratës, studentët u përfshinë në mënyrë aktive me pyetje dhe komente tejet konstruktive. Prof. Jetoni në emër të studentëve të FBE/UEJL-së, si dhe në emrin e tij personal falënderoi ligjëruesin dhe zëvendësguvernatorin së bashku me kabinetin e tij për mikpritjen tejet të ngrohtë. Më pas, studentët e vizituan muzeun e parave të vjetra në Shkup.
