Në Komisionin e Letrave me Vlerë, studentët u pritën kryetarja e këtij komisioni Nora Aliti , e cila i njohu ata me punën e komisionit, historikun si dhe me procedurat e mbikëqyrjes së tregtimit me letrat me vlerë. Studentët patën mundësi që ta shohin procesin e mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të tregtimit të fletë aksioneve dhe fletë obligacioneve të Bursës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Bursën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentët u pritën nga Msc. Katica Bozhinovska, e cila mbajti prezantim lidhur me Bursën dhe formën elektronike të tregtimit.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve u shprehën falënderues për vizitën e studentëve të UEJL-së dhe theksuan se këto vizita duhet të vazhdojnë dhe bashkëpunim të zgjerohet në të ardhmen.
