Filmi shfaqet në kuadër të projeksioneve "Filmat që kanë rëndësi (Movies that Matter)",me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze.
Filmi u ndoq nga studentët, përfaqësues të Klubit Feminist, përfaqësues të Forumit të Gruas dhe staf i universitetit.
Pas shfaqjes së filmit u mbajt një diskutim lidhur me temat që trajtonte filmi dhe që kishin të bëjnë me barazinë gjinore, rolin e femrës në shoqëri dhe të drejtat e njeriut. Për këto tema, folën: Prof. Dr. Besa Airfi, Adelina Marku, Xhane Kreshova nga Forumi i Gruas dhe Tanja Stoienovska nga Komiteti i Helsinkut.
